Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë kalon në mësim online shkaku i COVID-19

Prishtina

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë kalon në mësim online shkaku i COVID-19

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:02
Shkolla “Ismail Qemali”

Shkolla fillore e mesme e ultë “Ismail Qemali” në Prishtinë, nga sot ka kaluar në skenarin C të mësimit, pra në formën online.

Kjo është bërë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

“Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës. Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

Vendosja e maskës është obligative!

Dezinfektoni duart

Mbani higjienën!

Respektoni distancen!. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat