“Unaza e qytetit” thotë se ia bllokoi 1 hektarë tokë

Prishtina

“Unaza e qytetit” thotë se ia bllokoi 1 hektarë tokë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:00
Agron Xhemajli

Qe 12 vite Agron Xhemajli thotë nuk mund ta shfrytëzoj pronën e tij e cila gjendet në magjistralen Prishtinë- Mitrovcë. Kjo pasi aty ishte paraparë të ndërtohej unaza e qytetit, mirëpo shpronësimi i tokës nuk u bë për më shumë se 1 dekadë. Atij pronën as nuk i lejohet ta shesë e as ta shfrytëzojë.

Nga Komuna e Prishtinës nuk e dinë sigurtë nëse Unaza e qytetit do t’i bije nga toka e Xhemajlit.

Tokën e tij në Prishtinë e viziton shpesh.

Por hapësirën prej 99 ari tokë, Agron Xhemajli thotë se nuk po mund ta shfrytëzoj për asgjë.

Tash e 12 vjet, kjo hapësire e cila gjendet afër magjistrales Prishtinë- Mitrovicë, i është bllokuar nga Komuna e Prishtinës.

Meqë në këtë vend, në vitin 2012, është paraparë të ndërtohet projekti i unazës së qytetit.

Bllokimi i pronës së private duke mos e shpronësuar po i shkakton Xhemajlit probleme të shumta.

Mes tjerash ai deklaron se ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por kërkesa e tij nuk ka marrë ende përgjigje.

Për këtë çështje, Xhemjali ka kërkuar edhe ndihmë juridike nga avokati Eshref Misini.

Misini thotë se Komuna e Prishtinës madje duhet të kompensojë Agron Xhemajlin për dëmët e shkaktuar për 12 vjet.

Por nga Komuna, thonë se ende nuk dihet nëse traseja e Unazës së Qytetit do t’i bjen nga toka e Agron Xhemajlit.

“Ende nuk është caktuar traseja e Unazës së Qytetit. Pas caktimit të trasesë, hartimit të projektit në tërësi do të vendoset në dëgjim publik e më pas nis me procedurat e shpronësimit dhe realizimit të projektit. Ende nuk dihet nëse traseja do të kalojë përmes tokës së z.Agron Xhemajlit, gjë e cila i është bërë e ditur disa herë nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban Kryeqyteti është në fazën e hartimit të këtyre dokumenteve (PZHK dhe HZK) të rëndësishme për komunën. Gjatë hartimit të këtyre dokumenteve do të trajtohet i tërë teritori i Komunës së Prishtinës dhe për draft planin e propozuar do të organizohen dhe diskutim,e publike me qytetarë sipas legjislacionit në fuqi. Njëherazi, siç është përcaktuar edhe në Ligjin për Planifikim Hapësinor nr. 04/L-174, neni 26, pika 7, dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji”, kanë deklaruar nga Komuna e Prishtinës.

Kujtojmë se ndërtimi i Unazës së Qytetit, sipas kryetarit Përparim Rama do të kushtojë 350 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat