Rama: Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të KK-së, shuplakë për çdo banor të Prishtinës

Prishtina

Rama: Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të KK-së, shuplakë për çdo banor të Prishtinës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu ka bërë thirrje asamblistëve të Prishtinës që të mos votohet shkarkimi i kryesuesit te Kuvendit Komunal, Pajtim Bajqinovci.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama tha se ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit.

Rama tha se “kryesuesi i Kuvendit, Bajqinovci është djalë shembullor i cili ka dëshmuar se deri më sot ka punuar me nder, ndërsa sot po shkarkohet për shkak të mosmbajtjes së dy mbledhjeve të cilat janë anuluar e nuk është faji tij.

Sipas tij, iniciativa e sotme është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat