Sadiku: Prishtinës po i mungon një vizion konkret

Prishtina

Sadiku: Prishtinës po i mungon një vizion konkret

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 22:50
Ermal Sadiku

Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Prishtinës si kryeqytet po i mungon një vizion konkret për çështje të thjeshta e madhore.

Ai tha se do të donte që ta shihte duke vendosur udhëheqësinë e Prishtinës se a po e duan një Prishtinë të përjetimeve ku ka jetë të natës, muzikë e gjallëri, apo duan ta shohin një Prishtinë si kryeqytet ku jetohet dhe ku s’ka zhurmë e jeta bëhet jashtë.

“Mendoj që Prishtina duhet ta ketë një vizion pak më të bukur e më të qartë se si me ecë përpara, i cili mund të mos bëhet për 4 vjet, por vizioni duhet me qenë”.

“Teknikisht, nuk mundësh një Prishtinë kaq të vogël, të rrethuar prej rrafshnaltave, me e bë gjithçka. Nuk e lejon infrastruktura, asnjë reliev i cili e rrethon. Unë vetëm këtë gjë do të doja prej Prishtinës se a po i japim vizion këtij qyteti, a është qytet studentor, a është qytet ekonomik”, tha ai në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat