LDK-ja në Prishtinë: Jemi duke biseduar për formimin e shumicës

Prishtina

LDK-ja në Prishtinë: Jemi duke biseduar për formimin e shumicës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 21:14
LDK-ja në Prishtinë: Jemi duke biseduar për formimin e shumicës

Që nga dita e martë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbetur pa kryesues.

Kjo për shkak se Pëllumb Bajqinovci u shkarkua nga kjo pozitë pas inicimit nga partia opozitare në këtë qytet, Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i asamblistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla tregon se janë në pritje të formimit të shumicës dhe ta propozojnë një emër për këtë pozitë.

Kurse nga Partia Demokratike thonë se nuk do të marrin pjesë në formimin e shumicës nga asnjëra parti.

E gjithë këto veprime të opozitës në kryeqytet, nga LDK thonë se janë bërë vetëm për inate politike.

Jeta Rafuna, shefe e grupit të LDK-së thotë se kryetari Rama është në bisedime me akterë politikë në këtë komunë për të ofruar një zgjidhje sa më të shpejt.

Pas shkarkimeve të dy drejtorëve të PDK-së nga kryetari Rama, ky subjekt politik prishi koalicionin qeverisës që kishte me LDK-në në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat