Brestovci: Qytetarët e pandërgjegjshëm po vështirësojnë mbajtjen pastër të Prishtinës

Prishtina

Brestovci: Qytetarët e pandërgjegjshëm po vështirësojnë mbajtjen pastër të Prishtinës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 23:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Çështja e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet mbetet një ndër problematikat kryesore me të cilën përballen qytetarët.

Bekim Brestovci, drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës ka publikuar një video, ku shihet një qytetar duke hedhur mbeturina të shumta në një prej lagjeve të kryeqytetit.

Brestovci ka thënë se një gjest i tillë e bën të pamundur mirëmbajtjen pastër të Prishtinës.

“Ne po punojmë që ta kemi kryeqytetin te paster, por pa parandalimin e ketyre dukurive negative nga qytetaret, do e kemi më të veshtirë realizimin e objektives sonë.

Denonconi dukurite e tilla, qe keqberesit ta marrin gjoben e merituar”, shkroi ai krahas videos së publikuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat