50 deri 800 euro gjobë për prishtinasit që ndotin ambientin

Prishtina

50 deri 800 euro gjobë për prishtinasit që ndotin ambientin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:52
Ilustrim

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka treguar sa janë gjobat për ata që e ndotin ambientin.

“Gjobat variojnë nga 50-800 euro, varësisht nga vendi, sasia por edhe subjektet që hedhin mbeturina. Lartësia e gjobave përcaktohet me rregulloret e kryeqytetit”, ka thënë ai.

Brestovci ka treguar edhe për planet e dikasterit të tij në lidhje me këtë situatë.

“Jemi në bashkëpunim me inspektoratin e qytetit. Jemi në një gjendje emergjente të shpallur edhe nga kryetari andaj po veprojmë, kemi filluar me shqiptimin e gjobave. Do të shpërndahen 1370 kontejnerëve te ri, me krijimin e këtyre parakushteve do të jemi edhe më rigoroz. Do të marrim edhe veprime neper zonat private. Nga drejtoria e shërbimeve publike kanë bërë të ditur se në vikendin e ardhshëm do të vazhdojë edhe pastrimi i 9 kontejnerëve të tjerë nëntokësorë”, ka deklaruar drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat