E rrahën fizikisht e më pas e plagosën, prokuroria nis hetimet për rastin në Prishtinë

Prishtina

E rrahën fizikisht e më pas e plagosën, prokuroria nis hetimet për rastin në Prishtinë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet mbi plagosjen që ka ndodhur ditën e hënë. Ku sipas disa pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale, dy persona fillimisht kanë rrahur fizikisht një person, e më pas kanë plagosur atë.

E, pas plagosjes raportohet se të shtëna me armë zjarri ka pasur pranë familjes së njërit nga të dyshuarit për plagosje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për zbardhjen e këtij rasti.

Po ashtu, ftojmë qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, theksohet në njoftim.

Ndryshe, incidenti që ndodhi të hënën në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.

Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat