“Termokos” dhe NPB nënshkruajnë marrëveshje për renovimin e “Ngrohtores së Spitalit”

Prishtina

“Termokos” dhe NPB nënshkruajnë marrëveshje për renovimin e “Ngrohtores së Spitalit”

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:47
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani.

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” dhe Ndërmarrja Publike Banesore, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për renovimin e ngrohtores së spitalit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani.

“Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit e cila do të mundësojë renovimin e “Ngrohtores së Spitalit”.

Përmes këtij bashkëpunimi me Ndërmarrja Publike Banesore, shumë shpejtë do ti kthejmë pamjen e merituar asaj pjese! Po angazhohemi çdo ditë, që të krijojmë kushte të mira – si parakusht për për ofrimin e shërbimit cilësor! Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat