Erërat po fryjnë deri në 70 km/h, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

Prishtina

Erërat po fryjnë deri në 70 km/h, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim paralajmërues dhe për kujdes nga erërat e forta.

Komuna bën me dije se erërat po fryjnë me shpejtësi 70 km/h, dhe iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta.

“Të nderuar qytetarë, Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta.

Mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat