Erërat e forta në Prishtinë, Fushtica: Ky mot mund të përsëritet ditëve në vijim

Prishtina

Erërat e forta në Prishtinë, Fushtica: Ky mot mund të përsëritet ditëve në vijim

Më: 11 mars 2024 Në ora: 18:57
Prishtina

Erërat e forta kanë goditur Prishtinën sot, gjatë ditës.

Drejtori për Emergjenca të kryeqytetit, Lulzim Fushtica, tha se vlera e dëmeve të shkaktuara s’është e madhe, ndërsa një lloj i tillë i motit mund të përsëritet prapë në vijim.

“(Vlerësimi i dëmeve) është në fazën fillestare, ekipet sipas protokolleve që i kemi e përgatitim raportin ku dalim edhe me vlerën e dëmeve, por nuk janë dëme të mëdha – për fat të mirë”, tha ai.

“Por ne duhet të kemi parasysh se kësi lloji moti ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike globale, mund të presim edhe në ditët dhe muajve në vijim”, theksoi Fushtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat