Mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale të Prishtinës, a do të emërohet kryesuesi i ri?

Prishtina

Mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale të Prishtinës, a do të emërohet kryesuesi i ri?

Më: 14 mars 2024 Në ora: 08:21
Komuna e Prishtinës

Sot do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Prishtinë, e thirrur nga këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV-së).

Mbledhja është thirr për emërimin e kryesuesit të Kuvendit dhe pritet të fillojë në orën 11:00.

Në media është raportuar se kryesues pritet të rizgjidhet, Fehmi Kupina.

I kontaktuar të mërkurën, Kupina nuk e ka mohuar as pohuar këtë lajm.

I pyetur se nëse partitë do ta propozojnë si kryesues si do jetë vendimi i tij, Kupina nuk dha qëndrim.

“Nuk e di ku po i merrni këto informata, unë nuk i kam dëgjuar. Nëse më propozojnë këtu ndryshon muhabeti, por nuk kam qëndrim momentalisht lidhur me këtë gjë”, u shpreh Kupina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat