Kupina pasi u rizgjodh kryesues: Kuvendi komunal nuk është makineri e asnjë partie apo individi

Prishtina

Kupina pasi u rizgjodh kryesues: Kuvendi komunal nuk është makineri e asnjë partie apo individi

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:47
Fehmi Kupina

Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina ka folur pas rizgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Ai ka falënderuar të gjithë këshilltarët që e zgjodhën kryesues.

“Me të vërtetë sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan apo si individ sepse për mua nuk ka nder e vlerësim më të lartë që mund të më bëhet sesa vlerësimi i qytetarit të Prishtinës”, ka thënë.

Kupina, ndër të tjera ka thënë se rizgjedhja e tij po ashtu është detyrim dhe përgjegjësi për ta.

“Sot zotohem para jush dhe para qytetarëve se do të vazhdoj të punoj për të mirën e përgjithshme dhe publike në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë”, ka shtuar Kupina

“Nuk do të shërbej si mekanizëm politik sepse ky Kuvend nuk është makineri e asnjë partie apo individi”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat