IKSHPK-ja paralajmëron personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë në Prishtinë

Prishtina

IKSHPK-ja paralajmëron personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë në Prishtinë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:35
Pamje nga Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka njoftuar banorët e Prishtinës se ajri nuk është i shëndetshëm.

Ndër të tjera IKShPK-ja bën apel për personat e ndjeshëm të kenë kujdes.

Përndryshe në foton e postuar të institutit në Facebook, shihet se indeksi i cilësisë së ajrit është 151.

Image
Indeksi i cilësisë së ajrit

Kjo gjendje po vazhdon tash e disa ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat