Sveçla për përplasjen në Kuvendin e Prishtinës: Nuk jam nxitësi i situatës

Prishtina

Sveçla për përplasjen në Kuvendin e Prishtinës: Nuk jam nxitësi i situatës

Më: 16 mars 2024 Në ora: 08:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin e së premtes në seancën e Kuvendit komunal të Prishtinës, ku pati pati një përplasje mes asamblistëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.

Sveçla ka thënë se thelbi i problemit qëndron qysh nga dje ku në seancë të jashtëzakonshme është zgjedhur kryesuesi i kuvendit komunal.

“Zgjedhja e kryesuesit është ajo që ka shkaktuar pakënaqësi dhe i ka shkaktuar dhimbje LDK-së. Sot në seancën që ka të bëjë me vërshimet, si grupi më i madh kërkova fjalën për të shprehur pakënaqësinë tonë për veprimet e djeshme”, tha ai.

“Mirëpo kjo mu pamundësua nga kryesuesi i seancës që vjen nga LDK-ja.  Pastaj, në momentin kur unë po flisja, asamblistët e LDK-së dolën nga salla dhe për njëherë kemi parë një tollovi në fund të sallës. Kam vrapuar për të parë se çfarë po ndodhë aty dhe është plotësisht e pavërtetë se unë jam nxitësi apo në çfarëdo forme i kam kontribuar kësaj situate”, tha Sveçla.

Më tej, ai tha se në seancën e sotme ndodhi një mosmarrëveshje me një qytetar të Prishtinës, për të cilin Sveçla tha se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat