Nuk pastruan mbeturinat pas organizimit të iftarit në Prishtinë, paralajmërohet gjobë për organizatorin

Prishtina

Nuk pastruan mbeturinat pas organizimit të iftarit në Prishtinë, paralajmërohet gjobë për organizatorin

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:35
Mbeturina

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka publikuar pamje të sheshit “Adem Jasharit”, në Prishtinë ku pas një iftari të organizuar, nuk është bërë pastrami i asaj zone.

Sipas tij, kësisoj kjo më pas u bë përgjegjësi e njësiteve për pastrim emergjent, të cilët kanë pastruar rrugën.

Tutje ai ka palajmëruar gjobë për këtë veprim, duke thënë se do të “fusin në listën e zezë” organizatorin e këtij iftari.

Postimi:

Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent.

Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat