Zgjedhja e Fehmi Kupinës kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës është i ligjshëm kështu ka konstatuar MAPL. Në vendimin që ka siguruar media, thuhet se vendimi i miratuar nga komuna para 11 ditësh është në përputhje me ligjin.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës për zgjedhjen e kryesuesit të ri të asamblesë së Prishtinës ka vlerësuar se është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.
Fehmi Kupina me 14.03. 2024 është zgjidhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e tretë të votimit
Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi.
Mbledhja e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit ishte thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Ndryshe, muaj më parë asambleistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.