Një grumbull qensh futen brenda një lokali në Prishtinë

Prishtina

Një grumbull qensh futen brenda një lokali në Prishtinë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Problemi me qentë endacakë vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore që ballafaqohen qytetarët në Prishtinë.

Të shpeshta kanë qenë edhe rastet e raportuara ku qentë kanë sulmuar qytetarët, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Përkundër ankesave e thirrjeve që janë bërë që problemi me qentë të rregullohet, deri tani nuk ka pasur veprime konkrete nga organet përgjegjëse për këtë çështje.

Së fundmi, Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë kanë publikuar një video ku shihen një grumbull qensh endacakë duke u futur brenda një lokali në Prishtinë.

Kjo video ka nxitur edhe reagimin e komentuesve, ku kanë kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama, për këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat