Rama: 80% e qytetarëve të anketuar të kënaqur me shërbimet e Termokos, sezonin e ardhshëm kyçje të reja

Prishtina

Rama: 80% e qytetarëve të anketuar të kënaqur me shërbimet e Termokos, sezonin e ardhshëm kyçje të reja

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:24
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 80 përqind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes nga Termokos.

Ai ka thënë se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, zgjerim të rrjetit dhe përmirësim të aktualit ku ka nevojë.

Postimi i plotë:

80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes që ofron Termokos.

Një lajm shumë i mirë , i cili tregon se angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin , sjell rezultate të jashtëzakonshme .

Sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, do të zgjerojmë rrjetin dhe përmirësojmë aktualin aty ku ka nevojë .

Për qytetarin, për një Prishtinë të pastër dhe të gjelbër

Termokos

Fisnik Osmani

#prishtinapraktike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat