Zogaj publikon foto nga punimet në një rrugë në Prishtinë, thotë se do të hapet për qarkullim këtë vit

Prishtina

Zogaj publikon foto nga punimet në një rrugë në Prishtinë, thotë se do të hapet për qarkullim këtë vit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar projektin e ri të rrugës nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë.

Ai njoftoi se kjo rrugë do të hapet për qarkullim këtë vit.

“Kjo është rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë!

Kjo rrugë e cila do të hapet për qarkullim këtë vit, do të liroj në masë të madhe trafikun në rrugën ‘Tirana’, por edhe në të gjithë qytetin”, ka shkruar ai në një postim në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat