Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë në familje

Prishtina

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ushtroi dhunë në familje

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit G.N.

I njëjti dyshohet se ka kryer dhunë në familje, andaj Gjykata e ka vlerësuar të domosdoshëm caktimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi:

Prishtinë, 07 Prill 2024 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.N, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari Iprocedurës paraprake ka konstatuar se mos caktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasoj që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri G.N mund të përsëris veprën penale, përkatësisht mund ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur se do ta kryej.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat