Ngacmimet seksuale në UP, Nagavci kërkon nga Këshilli i Etikës pa vonesë të trajtojë rastet

Prishtina

Ngacmimet seksuale në UP, Nagavci kërkon nga Këshilli i Etikës pa vonesë të trajtojë rastet

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:41
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Këshilli i Etikës, që pa vonesë dhe në mënyrë meritore t’i trajtojë të gjitha denoncimet e studenteve për ngacmime seksuale.

Reagimi i Nagavcit vjen pasi 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi, për dyshime për ngacmim seksual. Janë mbajtur edhe protesta me thirrje për shkarkimin e tij.

Nagavci ka thënë se pret nga Universiteti i Prishtinës dhe të gjitha institucionet arsimore që të rrisin masat e parandalimit e të avancojnë mekanizmat e trajtimit konfident, të shpejtë dhe profesional të këtyre rasteve.

“Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim, po aq sa edhe janë dëshmi se në Universitetin e Prishtinës tashmë janë krijuar kushtet e domosdoshme për raportim ashtu si dhe kërkesat e domosdoshme që secili pjesëtar i stafit akademik dhe punonjës të tjerë të UP-së, të udhëhiqen nga prirja, detyrimi dhe domosdoshmëria e pakontestueshme e respektimit të kodit të etikës, sjelljes akademike dhe kontributit për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat