Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër do të fillojë puna për realizimin e projektit për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”.
Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat.
“Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën. Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”.
Kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat dhe do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit,” ka shkruar Zogaj në Facebook.