Inspektorati i Prishtinës konfiskon disa vetura të parkuara në trotuare

Prishtina

Inspektorati i Prishtinës konfiskon disa vetura të parkuara në trotuare

Më: 16 prill 2024 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i kryeqytetit, në dy aksione të ndryshme, sot ka bërë lirimin e hapësirave publike – trotuareve në kryeqytet.

Në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura, të cilat hapësirat e gjelbra dhe trotuaret i kishin shndërruar në vendparkim ilagal të veturave private.

“Këto hapësira do të lirohen plotësisht për të mundësuar rigjelbërimin e asaj pjese nga ndërmarrja përgjegjëse e kryeqytetit,” thuhet në njoftim.

Ndërsa në aksionin tjetër, sipas njoftimit, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat