Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.
I shoqëruar nga disa prej ministrave të tij, Kurti tha se pas katër ditësh do t’i kujtojnë masakrën më të madhe në Prishtinë, ku u vranë 115 civil të pafajshëm.
“Jemi bashkë këtu tek varrezat e dëshmoreve të Komunës së Prishtinë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kryeqytetit.
Njëkohësisht sot e kujtojmë edhe dëshmorët dhe martirët e Marecit, janë 27 dëshmorë edhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve dhe gjithashtu nga sot e 4 ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civil ne mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë”, u shpreh Kurti.