Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.
Rama ka thënë se kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot.
“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë.
Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot. Ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Rama.