Sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore

Prishtina

Sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore

Më: 19 prill 2024 Në ora: 07:57
Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.

Ky vendim vjen pas dy vrasjeve të grave që ndodhën brenda pesë ditësh.

“Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim

Ndryshe, të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për gratë e vrara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat