MMPHI financon mbi 1 milion euro projekte në Kryeqytet

Prishtina

MMPHI financon mbi 1 milion euro projekte në Kryeqytet

Më: 22 prill 2024 Në ora: 11:57
Aliu dhe Rama

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 1.5 milion euro. Me këtë marrëveshje “synohet shkarkimi i trafikut në Kryeqytet”.

Aty u tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Kryeqyteti do të përfitojë katër projekte, ndërsa MMPHI do të vazhdojë mbështetjen edhe me komunat tjera.

Ministri i MMPH-së, Liburn Aliu, tha se ministria që e udhëheq ai ka nisur nënshkrimin e memorandumeve me Prishtinën dhe se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do të vazhdoj edhe me komunat e tjera.

Ai ka thënë se me këtë nënshkrim komuna e Prishtinës ka përfituar 4 projekte në vlerë e 1.5 milion euro.

Ishte një kënaqësi që po e fillojmë një cikël të nënshkrimeve të memorandumeve të me komunat. Po fillojmë me Prishtinën dhe me komunat me radhë. Me Prishtinën nënshkruam memorandume për katër projekte në vlerë 1.5 milion euro të cilat projekte do të lidhej me interesin qytetar, projekt që tani është hekurudha njëri. Të gjitha këto projekte do të kenë një rëndësie të madhe për Prishtinën. Kemi projekte të tjera që na presin një nder to është edhe ura nënë urën të Veterniku që i lidh të dyja lagjet, lagjen e spitalit me lagjen Kalabria, rrugë e cila duhet të kaloj Veternikun. Aty kemi bërë marrëveshje ku  komuna do ta bëjë projektin e ministria ka ndarë 8 milionë euro dhe shumë shpejt do të filloj punën që të shkarkohet qyteti”, u shpreh Aliu.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha këto projekte do të kenë ndikim drejtpërdrejt tek qytetarët dhe se do të lirojnë komunikacionin në kryeqytet.

Ai me këtë rast përmendi edhe projektin e Unazës së Kryeqytetit, për të cilën tha se është jetik dhe që përsëri kërkoi që Ministria e Financave të nënshkruaj për ndarjen e buxhetit për këtë projekt.

Ai tha se edhe nëse Ministria e Financave nuk do të nënshkruaj, si komunë kanë edhe opsionin me sektorin privat, ku nëpërmjet një partneriteti publiko-privat mund të financohet ky projekt.

“Me punët që po i bëjmë më qytet po shkon drejtë çlirimit të transportit dhe trafikut. Projektet janë madhorë për kryeqytetin uroj që të vazhdojmë edhe, për shembull ‘Unaza e Kryeqytetit’.  Siç e përmenda është jetike për kryeqytet, e kur është jetike për kryeqytet është jetikë për gjithë Kosovën. Jemi në bashkëpunim në këtë aspekt, me ministrin edhe kemi biseduar për zhvillimin e këtij projekti sa më shpjet. Krejt varet prej Ministrisë së Financave. Kemi edhe opsione të tjera me sektorin privat, ku mundemi nëpërmjet një partneriteti publiko-privat ta financojmë ‘Unazën e Kryeqytetit’, mirë është që ta kemi Ministrin e Financave që e nënshkruan edhe i vazhdojmë punët”, ka thënë ai.

Ministri, sa i përket “Unazës së Kryeqyteti”, tha se është projekt i rëndësishëm për komunën dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me kohë.

Sa i përket projektit dizajnimit të Unazës ne kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm duke e parë marrëdhënie e kësaj unaze me korridore të tjera . Çështja e financave mbete një sfidë e cila duhet te zgjidhet mbase në kohë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat