​Zogaj: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin

Prishtina

​Zogaj: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:01
Alban Zogaj

Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet projektet e rëndësishme të Komunës së Prishtinës për shkak të përplasjeve politike. Kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, Madje, ai nuk përjashton mundësinë që të mbahen zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prishtinë në vjeshtë si rrjedhojë e mungesës së votave të mjaftueshme për buxhetin e vitit 2025.

Zogaj ka thënë se shumë prej projekteve të planifikuara ndër vite tashmë në sezonin pranveror kanë nisur të realizohen. Ndërkaq, sipas tij, projekti i ‘Rrugës A” pritet të lëshohet për qarkullim, ndërsa në tenderim është projekti i nënkalimit të rrugës “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Zogaj në një intervistë për KP thekson se projekti kryesor po cilësohet edhe ai i sheshit “Xhorxh Bush” i cili është planifikuar të përfundojë këtë vit dhe sipas tij deri në vitin 2025 do të jetë gati.

Derisa foli për investimet në kryeqytet, ai tha se projektet janë të qëlluara dhe do ta ndryshojnë pamjen e kryeqytetit.

Zogaj: Prishtina si kryeqytet po përmbushet me projektet e vitit 2024

“Një prej projekteve më të mëdha është “Rruga A”, e cila po vazhdon me zhvillim të hovshëm dhe shpresojmë që faza e parë të lëshohet për qarkullim edhe nga mesi i këtij vit apo fundi i verës. Tani e kemi në tenderim pjesën e nënkalimit “Agim Ramadanit” është një prej projekteve më të mëdha të Komunës së Prishtinë, një nënkalim i veturave nga teatri deri të pjesa e komunës deri pjesa e xhamive të vjetra të Prishtinës, ku veturat do të futen në nënkalim dhe pjesa mbi do të jetë e këmbësorëve dhe shesh. 01:56 Ne jemi në diskutim me ministrin e Infrastrukturës që të bëhet një rreth rrotullim i madh te “Gorenje” dhe të zbrazim një prej fyteve të ngushta të Prishtinës, sepse atje ka qarkullim të madh të veturave. ....Është edhe platforma në mes të lagjes “Arbëria” me qendrën e qytetit dhe Pallatin e Rinisë, ajo është platformë e ecjes së qytetarëve, është një kat i dytë i Prishtinës... Në një gjelbërim, platformë të gjerë të këmbësorëve, sot pjesa e “Arbërisë e ndan një rrugë të madhe. 04:17 Bulevardi “Xhorxh Bush” po përfundohet projekt i detajuar, në momentin që e kemi atë, këto ditë do të shpallim për tenderim, deri në tre muaj dhe fillojmë më punime intensive. Gjatë këtij viti bulevardi “Xhorxh Bush”, do të ketë pamjen e dëshiruar, viti 2024 viti i këtij bulevardi”, tha Zogaj.

Nënkryetari i Prishtinës, Zogaj tha se projektet për kryeqytet po planifikohen, por se realizmi i tyre nuk po përkrahet nga qeveria. Zogaj tha se është përgjegjësi e Qeverisë që të ndaj fonde për projekte të kryeqytetit, por se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tha se qeveria po anashkalon projektet e kryeqytetit për shkak siç thotë ai të përplasjeve politike.

Zogaj: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin

“Përkrahje shumë pak kemi nga qeveria, barrierat që na dalin nga institucionet qeveritare. Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet vetëm pjesën që na takon me ligj, asnjë cent më shumë për kryeqytetin nuk e ka nda, dhe kjo është absurde, të gjitha institucionet qeveritare dhe ato të arsimit dhe ndërkombëtare funksionojnë në kryeqytet dhe përgjegjësia e qeveris është që të ndaj fonde më shumë për kryeqytetin. 06:30 Ne nuk e kuptojmë, por kjo mund të jetë një përplasje politike, sepse partia në qeveri dhe ajo në kryeqytet janë parti të ndryshme dhe këtu janë pengesat kryesore dhe nuk duhej të ishin”, potencoi Zogaj.

Zogaj duke përmendur mos përkrahjen e qeverisë tha se për shkak të mungesë së shumicës parlamentare, buxheti i vitit 2025 mund të mos votohet, por se si komunë parlamentare po planifikojnë për të krijuar një shumicë. Zogaj tha në këtë situatë nuk mund të mos mendohen edhe zgjedhjet e reja.

Zogaj: Mund të ndodhin edhe zgjedhjet e reja

“Në qoftë se buxheti i vitit 2025 i cili prezantohet nga ne në shtator të vitit 2024 nuk votohet nga kuvendi komunal, atëherë kuvendi komunal shkon në zgjedhje por jo kryetari, kurse asambleja shkon në zgjedhje, nëse asamblistët kanë interesim më shkuar në zgjedhje dhe mos me votuar buxhetin, atëherë le të shkojmë. Ne mendojmë që Kuvendi Komunal e votojnë dhe buxhetin, ndërsa ne jemi në bisedime që me krijuar një shumicë të re dhe nuk besoj që do të ketë problem për votim të buxhetit. Ne jemi në biseda për partitë që janë të përfaqësuara në Kuvend Komunal dhe mendojmë që lehtë mundemi me krijuar një shumicë të re në asamble. Nuk e besoj që do të ketë zgjedhje, por mundet nëse nuk votohet buxheti, asambleja mundet me shkuar në zgjedhje por unë nuk e besoj këtë, do të gjendet një zgjidhje për buxhetin e ardhshëm”, tha Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat