Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, takohet me kryetarin Rama

Prishtina

Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, takohet me kryetarin Rama

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:44
Princesha Lamia bint Majid Al Saud

Princesha Lamia bint Majid Al Saud, e cila aktualisht ndodhet në Prishtinë, është nderuar nga kryetari Përparim Rama me “Çelësin e Qytetit”.

“Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në Facebook.

Kryetari Rama tha se Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

“Shumë falënderues për kontributin e saj në shëndetësi dhe në shumë fusha tjera. Gjithashtu, falënderoj Presidenten Jahjaga e cila shoqëroi Princeshën Lamia bint Majid Al Saud në takim”, njoftoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat