Deponia e “Pastrimit” t’i kthehet autobusëve të rinj të “Trafikut Urban”

Prishtina

Deponia e “Pastrimit” t’i kthehet autobusëve të rinj të “Trafikut Urban”

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Bërlloku i larguar nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, të cilit vend iu bë mes “Trafikut Urban” e Kompanisë Regjionale “Pastrimi, do t’i bëhet zgjidhje.

Kështu deklaruan për emisionin “Ju Flet Prishtina” nga “Pastrimi”. Sipas tyre, është duke u zhvilluar një procedurë prokurimi e që cilado kompani që do t’i plotësojë kriteret sipas ligjit të prokurimit, do të merret me trajtimin e tyre.

Për hapësirën e liruar katër vjet më parë për “Pastrimin”, largimin e bërllokut po e kërkon “Trafiku Urban”, kjo për shndërrimin e saj në parking të autobusëve të rinj që sipas tyre, pritet të vijnë brenda 2024-ës.

Se deponi të tilla ilegale me mbetje vëllimore janë të shumta në numër në gjithë vendin, po e thotë ambientalisti Besnik Shabiu.

Sipas tij, në Kosovë vetëm 2.5 për qind të mbetjeve janë të reciklueshme, si: plastikë, kanaçe, letra e të tjera, ndërsa ato vëllimore nuk trajtohen fare, vetëm se u ndërrohet lokacioni nga një vend në tjetrin.

Për deponinë e tillë mes “Trafikut Urban” e Kompanisë “Pastrimi” në kryeqendrën e vendit, “Ju Flet Prishtina” kishte raportuar edhe në nëntorin e 2023-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat