Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë vikend do të punohet në lagjen Arbëri.
Osmani, njoftoj se në javët e ardhshme, vazhdojmë me implementimin e planit aksional, përmes së cilit ka synim zgjërimin e mëtejm të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.
“Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit, filluam me punimet në zgjërimin e rrjetit! Këtë vikend vazhduam në Arbëri!
Në javët e ardhshme, vazhdojmë me implementimin e planit aksional, përmes së cilit synojmë zgjërimin e mëtejm të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit! Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka thënë Osmani.