Kjo ndërmarrje në Prishtinë ua rrit pagat dhe shujtat punëtorëve

Prishtina

Kjo ndërmarrje në Prishtinë ua rrit pagat dhe shujtat punëtorëve

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:39
Punetoret

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” ka vendosur të ua rrisë pagat dhe shujtat punëtorëve të ndërmarrjes.

Vendimi ka ardhur në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Sipas njoftimit të NPL “Gjelbër”, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit.

“Rritja e pagave për 40 euro dhe shujtës ditore nga 3 në 5 euro pasqyron angazhimin tonë për të njohur dhe shpërblyer kontributin tuaj në suksesin tonë” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, si shenjë e vlerësimit të punës së mrekullueshme të stafit të ndërmarrjes, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit të ndërmarrjes për rritje të pagave dhe shujtës. Rritja e pagave për 40 euro dhe shujtës ditore nga 3 në 5 euro pasqyron angazhimin tonë për të njohur dhe shpërblyer kontributin tuaj në suksesin tonë. Faleminderit për përkushtimin tuaj të vazhdueshme!

Gëzuar Dita e Punëtorëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat