Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se spitali i kryeqytetit po bëhet.
Rama thotë se kanë diskutuar për detajet finale të këtij projekti.
“Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian”, shkruan Rama në proflin e tij në Facebook.
Tutje, ai pohon se shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi.