Garat e diturisë në kryeqytet, morën pjesë 300 nxënës

Prishtina

Garat e diturisë në kryeqytet, morën pjesë 300 nxënës

Më: 11 maj 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me këto aktivitete, Komuna synon cilësinë dhe rangimin e shkollave për njohuritë të cilat marrin nxënësit.

Nxënësit e klasave të nënta ishin ata që garuan në tetë lëndë të ndryshme.  E për ta, kjo përballje ishte e lehtë.

Profesorët tregojnë për televizionin publik se cilat janë përparësitë e kësaj gare.

“Këto gara janë një sfidë për nxënësit por në të njejtën kohë edhe testim për njohuritë e tyre dhe natyrisht është një garë e cila nxjerr vlera, ata ndihen mire kur garojnë pasi edhe vetë jeta është një garë”, tha Fatmir Fejziu, arsimtar i gjuhës shqipe.

Suksese nxënësve u uroi edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ajo tregoi edhe veçantinë që kanë këto gara.

“Si çdo vit drejtoria e arsimit të kryeqytetit organizon gara komunale në të cilat marrin pjesë të gjitha shkollat e Prishtinës edhe garat organizohen për lëndë, do të zgjidhen më të mirët nëpër shkolla ku do të marrin shërbime simbolik. E veçanta është sepse ka pasur një aktivitet të shtuar dhe një interesim të madh të shkollave për të marrë pjesë në gara dhe kjo është tendencë e komunës për të treguar cilësinë dhe rangimin e shkollave për njohuritë të cilat marrin nxënësit”, tha Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës

Sipas Drejtorisë së Arsimit, të martën pritet të bëhet publikimi i rezultateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat