Çfarë zori i shtyn emshirasit të thonë se do ta kallin komunën?

Prishtina

Çfarë zori i shtyn emshirasit të thonë se do ta kallin komunën?

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:47
Kuvendi komunal

Banorët e Kalabrisë i kanë dhënë ultimatum kuvendit komunal dhe komunës deri me 24 maj.

E, në rast se deri në këtë datë nuk bëhet plani regullativ për lagjen e tyre, banorët e Emshirit mund ta marrin një vendim radikal që është hiq më pak se djegia e kuvendit të komunës.

Ky kërcënim i hapur u bë në seancën e parlamentit të kryeqytetit, të mërkurën.

Kryetari i komunës Përparim Rama e priti rëndë këtë deklaratë, i cili tha se kërcënimet janë të papranueshme dhe se qytetari që përdori gjuhë kërcënuese mund të burgoset.

Qytetarët ankohen se janë bërë më shumë se dy vjet që po e presin planin i cili do t’ju mundësonte atyre ndërtime e investime në lagje. Mirëpo Rama tha se banorët nuk kanë pengesa në zhvillimin e tyre ashtu siç po thuhet nga banorët.

Asamblistët kundërshtuan kërcënimet por thanë se frustrimi qytetar rrjedh nga mungesa e transparencës.

Edhe përfaqësuesit e PDK-së, partisë ish partnere të LDK-së në qeverinë lokale thanë se fjala e dhënë për Emshirin nuk u mbajt.

Sipas LVV-së, plani i ri që do sillet në kuvend, nuk duhet t’u shërbeje grupeve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat