Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, do të zgjerojë ngritjen e cilësisë së shërbimit në Klinikën e Gjinekologjisë.
Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Ngrohtores, Fisnik Osmani.
Osmani ka deklaruar se gjatë së hënës ka filluar instalimi i tubacionit te paraizoluar termik, i cili do të ngris cilësinë e ngrohjes për Klinikën e Gjinekologjisë brenda QKUK-së.
“Vazhduam me implementimin e planit aksional, përmes së cilit synojmë zgjerimin e mëtejmë të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. Sot, filluam instalimin e tubacionit te paraizoluar termik, i cili do të ngris cilësinë e ngrohjes për Klinikën e Gjinekologjisë, brenda QKUK”, ka shkruar ai.