Rama takon ambasadoren e Kosovës në Çeki: Kryeqyteti duhet të mësojë nga ai çek

Prishtina

Rama takon ambasadoren e Kosovës në Çeki: Kryeqyteti duhet të mësojë nga ai çek

Më: 15 maj 2024 Në ora: 10:48
Përparim Rama dhe Albesjana Iberhysaj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili po qëndron në Pragë, ka bërë të ditur se ka takuar ambasadoren e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj.

Rama ka thënë se ambasadoren e ka informuar për vizitën e tij me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencën.

Ai ka thënë se këto informime në qytetin çek i ka bërë, për t`i ngritur kapacitetet dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.

Postimi:

Vizitën në Pragë e nisa me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, znj. Albesjana Iberhysaj, një grua e suksesshme që po përfaqëson Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme.

E informova Ambasadoren për vizitën time bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shërbimeve mjekësore në kryeqytetin çek për të ngritur kapacitetet tona dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat