Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili po qëndron në Pragë, ka bërë të ditur se ka takuar ambasadoren e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj.
Rama ka thënë se ambasadoren e ka informuar për vizitën e tij me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencën.
Ai ka thënë se këto informime në qytetin çek i ka bërë, për t`i ngritur kapacitetet dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.
Postimi:
Vizitën në Pragë e nisa me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, znj. Albesjana Iberhysaj, një grua e suksesshme që po përfaqëson Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme.
E informova Ambasadoren për vizitën time bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shërbimeve mjekësore në kryeqytetin çek për të ngritur kapacitetet tona dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.