Inspektorati i Kryeqytetit është duke vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat kanë qenë në shfrytëzim disa nga terrasat e lokaleve.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve.
Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.
Inspektorati i Kryeqytetit”, thuhet në postim.