Në Veternik është liruar për qarkullim rruga “Besim Ndreca”, e cila për disa orë ka qenë e pakalueshme për shkak të nivelit të lartë të ujit. Intervenimi është kryer nga zjarrfikësit e Prishtinës dhe sipas tyre përpos reshjeve të shiut shkaktar për bllokim janë mbeturinat që kanë bllokuar sistemin e ujërave atmosferike.
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Prishtinë kanë shkaktuar dëme materiale, të cilat po sanohen nga ekipet e zjarrfikësve dhe autoritetet e emergjencave, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Në një njoftim, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë durim në trafikun e ngarkuar.
I cili është ndikuar nga ndërhyrjet në rrugë nga ekipet e emergjencës.