Policia nis hetimet lidhur me mbishkrimet me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes afër shkollës “Ali Sokoli”

Prishtina

Policia nis hetimet lidhur me mbishkrimet me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes afër shkollës “Ali Sokoli”

Më: 21 maj 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Rastet e nxitjes së përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve të ndryshme, duke përfshirë ato racore, fetare, etnike e të tjera nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Për një rast të tillë që u denoncua dje, Policia ka nisur hetimet.

Mësohet se rasti lidhet me disa mbishkrime që janë hasur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në bazë të informacioneve të para, grafitet që janë gjetur kanë pasur përmbajtje të nxitjes së urrejtjes, ku disa prej tyre kanë qenë “Shka i mire, shka i dekt”, Kill gays, kill serbs”.

Pasi rasti u raportua, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Kompania e pastrimit ka intervenuar për t’i larguar këto mbishkrime, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat