Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.
Skelet janë rrëzuar nga një objekt ky dyshohet se po punohej.
Nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje.
Deri më tani nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast.
Drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica, tha për Klankosova.tv se ai është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
“Nuk kam ende informacione deri në këtë moment. Lidhur me rastin do të njoftoj me kohë”, tha ai.
Raportohet se rasti ka ndodhur në lagjen “Qafa” në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit.