Parku i Gërmisë mbetet një prej vendeve më atraktive në Prishtinë

Prishtina

Parku i Gërmisë mbetet një prej vendeve më atraktive në Prishtinë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Parku i Gërmisë mbetet një prej vendeve më atraktive për prishtinasit, jo vetëm në fundjavë por edhe ditëve të javës.

Ky park po konsiderohet nga qytetarët si një ndër vendet e preferuara. Edhe këtë të diel, kishte qytetarë që kishin zgjedhur që këtë ditë ta kalojnë në hapësirat e këtij parku.

Madje, kishte prej tyre që po e vizitonin për herë të parë.

Sipas qytetarëve, ecja në këtë park ndikon pozitivisht në shëndet. Apeli i vizitorëve mbetet që kjo hapësirë të ruhet e të mos hidhen mbeturina në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat