Gjendet 16 vjeçarja e cila u raportua e zhdukur, po bashkëjetonte me një djalë në Prizren

Prizreni

Gjendet 16 vjeçarja e cila u raportua e zhdukur, po bashkëjetonte me një djalë në Prizren

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Një vajzë 16 vjeçare nga fshati Dobrusht, komuna e Prizrenit,  është raportuar e zhdukur nga familja e saj me datën 27 qershor 2023. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vajza e cila është raportuar e zhdukur është 16 vjeçarja F.S., e cila po bashkëjetonte me një djalë në Prizren.

Sipas burimeve të Indeksonline, për zhdukjen  e  16 vjeçares F.S., e kishte lajmëruar policinë axha i saj Ismajl S., i cili kishte deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e saj.

Axha i cili e kishte lajmëruar rastin në polici, kishte deklaruar se dyshonte që vajza  është në shoqërimin e disa personave të panjohur.

Por pas raportimit të rastit në polici dhe pranimit të lëndes në hetuesi, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  dhe se pas disa hetimeve në terren, është kuptuar se viktima e cila është lajmëruar e zhdukur, po bashkjetonte me një bashkëmoshatar të saj në Prizren.

Sipas po këtij burimi, të dy personat F.S. dhe djali që bashkëjetonte me të janë intervistuar, në praninë e punëtorit te Qendrës për Pune Sociale dhe se të dy kanë deklaruar se ata kanë filluar bashkëjetesen me pëlqimin e tyre dhe se për këtë i kanë njoftuar dhe familjet e tyre, të cilët ishin pajtuar me një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat