Lëshuan muzikë me zë të lartë, iniciohen pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve në sheshin “Shadërvan” në Prizren

Prizreni

Lëshuan muzikë me zë të lartë, iniciohen pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve në sheshin “Shadërvan” në Prizren

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:46
Prizren

Policia e Kosovës njoftoi të premten se na iniciuar pesë raste ndaj pronarëve të lokaleve në sheshin “Shadërvan” në Prizren, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit, me datë 02.08.2023 policia është njoftuar se në këtë lokacion në disa lokale dëgjohet zhurmë dhe është duke u prishur rendi e qetësia publike.

“Policia menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pronarëve të lokaleve iu është tërhequr vërejtja, mirëpo të njëjtit edhe përkundër kësaj kanë vazhduar duke e prishur rendin dhe qetësinë publike me (muzikë të lartë)”, thuhet në njoftimin për media.

Policia ndaj kundërvajtësve (pronarëve të lokaleve) ka iniciuar raste për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe mospërfillje të urdhrave të ligjshme.

Pas kompletimit, rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore – Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, bëhet e ditur tuje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat