Thirrja e imamit për protestë kundër DokuFest-it, reagon analisti: Refuzoni frymën talibane në kryeqendrën historike

Prizreni

Thirrja e imamit për protestë kundër DokuFest-it, reagon analisti: Refuzoni frymën talibane në kryeqendrën historike

Nga: M.L. Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Mbajtja e festivalit të filmit DokuFest në Prizren është duke u kundërshtuar.

Madje, për këtë është bërë thirrje që të protestohet të premten në qendër të qytetit historik.

Është imami i xhamisë “Suzi Zerrini”, Besim Berisha që ka bërë një thirrje të tillë përmes rrjeteve sociale.

“Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore”, ka shkruar Berisha.

Imami Berisha ka bërë thirrje për grumbullim në orën 14:00 në “Sheshin Shadërvan”.

Në lidhje me këtë ka roguar publicisti Nexhat Haziri.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që të refuzohet pjesëmarrja në këtë protestë, përkatësisht “fryma talibane” në Prizren.

Postimi i plotë:

Refuzoni estetikisht frymën talibane në kryeqendrën historike të shqiptarëve në Prizren.

Thuaj JO kësaj proteste!

Thuaj JO këtij imami IDIOT !

MOS protesto, por kënaqu me DOKU FESTIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat