Djegia e depos në një fabrikë në Prizren, rreth 50 mijë euro dëme

Prizreni

Djegia e depos në një fabrikë në Prizren, rreth 50 mijë euro dëme

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Një depo e një fabrike është përfshirë nga zjarri ditën e premte në Prizren.

Sipas pronarit, i cili e ka raportuar rastin në Polici, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 50 mijë euro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje.

Ai, ka thënë se  nga zjarri janë djegur makineri punuese, bidona me speca si dhe lënda e parë për prodhim.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në lokacionin e lartëcekur është një zjarr në afërsi të depove. Patrulla policore me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje, ku vërehej se zjarri kishte kapluar depon “MIX Produkt”, SHPK. Në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin Sipas pronarit, zjarri kishte kapluar depon dhe hapësirën përreth, ku aty ishin djegur makineria punuese, bidona me speca (fafarona) si dhe lënda e parë për prodhim. Vlera e dëmit sipas ankuesit është 40.000 deri 50.000 euro”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat