Dje rreth orës 18:00 është djegur një fabrikë që prodhonte mobile në qytetin e Prizrenit.
Policia ka njoftuar që nuk ka të lënduar, mirëpo djegia e fabrikës ka shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimeve të shumta, ia kanë dalë të lokalizojnë zjarrin.
Rasti është nën hetime.