Prizren, vihet në kontroll personi që gjuante gjësende nga ballkoni

Prizreni

Prizren, vihet në kontroll personi që gjuante gjësende nga ballkoni

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Është vënë në kontroll personi që ishte ngujuar në banesën e tij në Prizren nga ku edhe hidhte gjësende nga ballkoni.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi dyshohet të jetë me probleme mendore, dhe se është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“I njëjti është ngujuar në banesën e tij dhe ka filluar që t’i kapë gjësendet dhe t’i hedhë nga ballkoni, me c’rast dyshohet se i ka dëmtuar disa automjete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Policia i ka thënë klankosova.tv se nuk ka të lënduar nga ky rast, mirëpo disa vetura raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e gjësendeve që i dyshuari i ka hedhur nga banesa e tij.

“Veprimet policore kanë qenë: është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Nuk ka persona të lënduar. As personi në fjalë nuk ka lëndime”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat